Si gjithmonë edhe këtë vit në shkollën tonë u organizua gara e raketave me ujë . Në garë morën pjesë 2 klasat e 10`ta. Të ndara në grupe mesatarisht u përgatiten 20 raketa. Gara e raketave ishte në dy kategori: Kategoria e dizajnit dhe ajo e lartësisë. Për secilën kategori kishte 3 fitues, vendi i parë, i dytë dhe i tretë. Nxënësit u zbavitën shumë në këtë aktivitet.